Ushtria amerikane gati planin për ‘goditje të fortë’ ndaj Iranit?

Axios raporton se presidenti Donald Trump pritet të zhvillojë sot një mbledhje mbi planet e reja për veprime të mundshme ushtarake ndaj Iranit nga komandanti i CENTCOM, Brad Cooper.
Duket se ai po shqyrton seriozisht rikthimin e operacioneve të mëdha ushtarake duke ushtruar presion maksimal ndaj Iranit.
Plani i CENTCOM përfshin disa opsione, mes tyre:
- sulme të shpejta dhe të fuqishme ndaj infrastrukturës iraniane
- marrjen e kontrollit të pjesëve të Ngushticës së Hormuzit për të garantuar lundrimin tregtar
- një operacion të forcave speciale për të siguruar rezervat e uraniumit të pasuruar
SHBA mund të rinisë sulmet ndaj Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të marrë sot një informim nga komandanti i Komandës Qendrore, Admirali Brad Cooper, mbi planet e reja për veprime të mundshme ushtarake ndaj Iranit.
Sipas agjencisë së lajmeve Axios, informacioni sinjalizon se Trump po shqyrton seriozisht rifillimin e operacioneve të mëdha ushtarake në Iran.
Një nga planet e përgatitura përfshin… Lexo më shumë
Libani i kërkon SHBA-ve datë për rifillimin e negociatave
Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të përcaktojnë një datë për rifillimin e negociatave, ndërsa njëkohësisht ka theksuar se Izraeli duhet të zbatojë plotësisht armëpushimin e rënë dakord.
Këto deklarata vijnë në një moment kur situata në terren mbetet e tensionuar dhe pa një qetësim të qëndrueshëm. Fillimisht, ishte Hezbollahu ai që kishte kërkuar arritjen e një armëpushimi në Liban. Megjithatë, tre javë më parë nuk u arrit ndalimi i menjëhershëm i luftimeve.
Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, Izraeli vijoi me bombardimet, ndërsa Hezbollahu u përgjigj me zjarr. Vetëm një javë më vonë, dhe nën presion të konsiderueshëm nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli pranoi një armëpushim. Megjithatë, që prej asaj kohe, si Hezbollahu ashtu edhe ushtria izraelite kanë përshkallëzuar sërish përplasjet, përfshirë sulme ajrore në pjesën më të madhe të jugut të Libanit.
Qeveria libaneze, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë tentuar t’i mbajnë këto bisedime të ndara nga negociatat SHBA–Iran. Por përshkallëzimi i vazhdueshëm i dhunës po e bën procesin gjithnjë e më të brishtë.
Sipas vlerësimeve diplomatike, në kushtet aktuale, i vetmi faktor që mund të ngadalësojë përplasjet do të ishte një presion më i fortë amerikan mbi Izraelin për të ndalur operacionet ushtarake.
Funerali i anëtarëve të Mbrojtjes Civile Libaneze




Presidenti i Iranit thotë se bllokada detare e SHBA-ve “është e destinuar të dështojë”
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka deklaruar se një bllokadë detare e porteve iraniane nga SHBA-të do të thellonte ndërprerjet në Gjirin Persik dhe nuk do të arrinte objektivat e saj, raporton AFP.
“Çdo përpjekje për të vendosur një bllokadë detare ose kufizime është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare… dhe është e destinuar të dështojë”, tha Pezeshkian në një deklaratë.
Ai shtoi se masa të tilla “jo vetëm që nuk do të përmirësojnë sigurinë rajonale, por në fakt janë burim tensioni dhe pengesë për stabilitetin afatgjatë në Gjirin Persik”.
Si po përpiqen SHBA-të të kontrollojnë situatën në Hormuz

Shtetet e Bashkuara po nxisin krijimin e një koalicioni të ri ndërkombëtar për të rifilluar transportin tregtar në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa bisedimet me Teheranin kanë ngecur, raporton AFP duke cituar mediat amerikane.
Departamenti i Shtetit ka dërguar një mesazh të brendshëm në ambasadat amerikane, duke u kërkuar diplomatëve të bindin qeveritë në mbarë botën që t’i bashkohen “Maritime Freedom Construct”, një bllok i udhëhequr nga SHBA-të për të ndarë informacion, për të koordinuar diplomatikisht dhe për të zbatuar sanksione.
Sipas raportit, koalicioni do të ketë Departamentin e Shtetit si një “qendër operative diplomatike”, ndërsa Komanda Qendrore e SHBA-ve do të ofrojë “ndërgjegjësim në kohë reale për domenin detar”, duke cituar mesazhin e dërguar të martën, 28 prill.
SHBA–Iran: “Beteja e presionit ekonomik”, Irani thotë se nuk tërhiqet
Gjithçka po shihet si një përplasje vullnetesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ku secila palë po përpiqet të mbajë qëndrimin e saj në kushtet e presionit ekonomik dhe sanksioneve.
Sipas zyrtarëve iranianë, ndër ta edhe kryetari i parlamentit dhe kreu i ekipit negociator, Mohammad Bagher Ghalibaf, Irani është i gatshëm të përballojë një periudhë të gjatë presioni dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimet e tij.
Nga ana tjetër, përfaqësues të SHBA-ve argumentojnë se kapacitetet e magazinimit të naftës në Iran janë të kufizuara dhe se, me kalimin e kohës dhe vazhdimin e bllokadës, vendi do të përballet me mungesë hapësire për ruajtjen e eksporteve të naftës, gjë që mund të çojë në dobësimin e qëndrimit të Teheranit.
Megjithatë, zyrtarët iranianë i hedhin poshtë këto pretendime, duke deklaruar se ekonomia e vendit mund të përballojë presionin për një kohë të gjatë dhe se strategjia e presionit nga Uashingtoni nuk ka dhënë efektin e pritur.
Situata shihet si një “betejë durimi”, ku të dyja palët po testojnë kufijtë e qëndrueshmërisë së njëra-tjetrës në një klimë të vazhdueshme tensioni politik dhe ekonomik.
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur tre qytete në jug të Libanit. Sipas raportimit të Al Jazeera Arabia, sulmet kanë shënjestruar qytetet Haris, Beit Yahoun dhe Al Ghandouriya.

Irani feston Ditën Kombëtare të Gjirit Persik

Çdo vit në fund të prillit, Irani përkujton Ditën Kombëtare të Gjirit Persik, një festë që shënon dëbimin e forcave portugeze nga Ngushtica e Hormuzit në vitin 1622.
Ngjarjet e këtij viti kanë një rëndësi të veçantë për shkak të armëpushimit të brishtë me SHBA-në dhe bllokadës së vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit.
Festimet nisën në Urën Tabiat në Teheran me atë që media shtetërore e përshkroi si një “konferencë sportive”, ku morën pjesë 10,000 persona.
“Në këto rrethana, duhet të rrisim qëndrueshmërinë dhe të shfrytëzojmë energjinë e lartë të njerëzve për të forcuar moralin e komunitetit,” tha zëvendësministri për zhvillimin e sportit për agjencinë iraniane të lajmeve Mehr.
Forcat izraelite sulmojnë stacionin e ujit në Libanin jugor

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit (NNA) raporton se forcat izraelite kanë sulmuar një stacion uji në qytetin Batouliyeh. Thuhej se banorët e mbetur të qytetit mbështeteshin në atë stacion për pompimin e ujit. Forcat izraelite hodhën në erë gjithashtu një vendpushim turistik në Al-Bayyad, raportoi NNA.












Botërori 2026 
