Policia e Vlorës ka sekuestruar plot 200 kilogramë marijuanë, armë dhe municione, ndërsa ka ndaluar edhe dy persona. Të arrestuarit janë Çoban Tozaj, 49 – vjeç, banues në fshatin Mallkeq dhe Mateos Bregu, 24 – vjeç, banues në fshatin Kocul, të Vlorës.

Falë informacioneve të marra në rrugë operative, policia thotë se ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e dy të dyshuarve në një banesë pranë fshatit Mallkeq.

Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi me lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale prej 200 kilogramë.

Banesa, sipas policisë ishte e pabanuar dhe në pronësi të 49 – vjeçarit Çoban Tozaj,

Tozaj dhe Bregu, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se kishin për qëllim destinacionin e trafikimit të lëndës narkotike drejt Italisë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 200 kg lëndë narkotike “Marijuanë”, 2 armë zjarri “Automatik-model 56”, 4 krëhër të mbushur me fishekë, 300 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

WhatsApp Image 2016-09-30 at 9.11.40 AM

Ndërkohë, mbrëmjen e së martës po në Vlorë, policia sekuestroi 215 kilogramë kanabis në një mjet tip BMW- X5 me të cilin po transportohej droga. Drejtuesi kur pa që po ndiqej, rriti shpejtësinë dhe në një rrugë dytësore pranë fshatit Sherisht dhe braktisi automjetin së bashku me lëndën narkotike./

tvklan.al