Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 205 raste të reja me koronavirus dhe tri viktima.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja rezultuan nga testimi i 943 mostrave, ndërsa viktimat u shënuan në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, 62 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 18,148, i viktimave në 666 dhe i të shëruarve në 15,150.

Raste aktive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë 2,332./REL