Procesi i vaksinimit zhvillohet sipas planit të paraparë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në pikat e vaksinimit në vend deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 428.081 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 6.413 qytetarë, kurse gjatë ditës janë vaksinuar gjithsej 9.335 qytetarë. Në nivel vendi gjithsej  janë aplikuar 676.620 doza të vaksinës, ndërsa 248.539 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Duke ju referuar shifrave të fundit 56% e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 53%  me mbi 65-vjeç dhe 49% mbi 60-vjeç. Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social Facebook njoftoi se tani më nuk është e nevojshme që qytetarët të caktojnë termin për t’u vaksinuar pasi i njëjti, sipas tij, mund të bëhet edhe pa termin.

“Tani e tutje ju mund ta bëni atë shpejt, lehtë dhe thjesht. Vizitoni institucionin më të afërt shëndetësor dhe vaksinohuni pa termin. Vetëm duke vepruar me përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve mund t’i japim fund pandemisë. Jini të përgjegjshëm, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj”.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, prioritet duhet të jetë procesi i vaksinimit për të tejkaluar situatën e jo të jetohet me restriksione. Ndërkaq, javën e kaluar në vend arritën 100 mijë doza të vaksinave AstraZeneca donacion ky nga Greqia.  

Tv Klan