21 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së të martës, të mbajtur nga opozita para Kryeministrisë dhe Parlamentit.
Mes të arrestuarve janë edhe katër të moshës 17-vjeç, të cilët akuzohen për goditje për shkak të detyrës, plagosje të rëndë me dashje, prishje të qetësisë publike, shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësve të rendit.
Nga ana e specialistëve të krimeve të Komisariatit nr. 1 u referuan në Prokurori sekretari organizativ i PD, Ervin Minarolli, i cili akuzohet për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”, si dhe deputetët Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Luan Baçi dhe Flamur Noka. Ata akuzohen për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shtytje të të miturit në krim.
Sipas Policisë, protestuesit gjatë gjithë kohës së zhvillimit të tubimit kanë hedhur lëndë djegëse, mjete piroteknike dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinave të institucioneve publike. Si pasojë e sulmeve me sende të forta, mjete piroteknike dhe molotov ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas përfundimit të protestës, u sekuestruan 22 molotovë të pashpërthyer dhe 3 shishe me lëndë të dyshuar djegëse, benzinë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 