Në Spitalin Infektiv 96 të shtruar, 17 në gjendje të rëndë

Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh me Covid dhe viktima. Gjatë 24 orëve të fundit, në 4063 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 905 qytetarë. Shumica në Tiranë, me 200 raste, e ndjekur nga Shkodra me 158 raste, në Durrës 43, në Korçë 39 dhe në Kavajë 36 raste.

Fatkeqësisht 3 pacientë të moshës 58 dhe 67 vjeç nga Tirana dhe një 81 vjeç nga Elbasani nuk e kanë fituar betejën me Covid.

Aktualisht në Spitalin Infektiv Covid 1 po marrin ndihmë mjekësore 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në të gjithë vendin janë 8866 persona aktivë me Covid-19.

Tv Klan

/tvklan.al