#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Administrata Publike ka pothuajse 1 mijë vende bosh në të cilat pjesa më e madhe e të rinjve refuzojnë të bëhen pjesë e Administratës Publike. Pyetja që shtrohet në emisionin “31 minuta” që transmetohet në hapësirën e “Opinion” në Tv Klan, e cila zhvillohet nga Qendra për Gazetari Cilësore me mbështetje të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun nga Ambasada e SHBA në Tiranë, është se përse ndodh kjo. Cilat janë arsyet, pagat apo administrata është braktisur nga të rinjtë, veçanërisht nga ata që shkollohen në mëyrë ekselente.