Numri i qytetarëve dhe bizneseve që prodhojnë vetë energjinë elektrike përmes paneleve fotovoltaike ka arritur në rreth 3 mijë e 500.

Sipas kreut të Entit Rregullator të Energjisë, kjo tregon se interesi për energjinë e rinovueshme vijon të rritet, ndërsa sfida mbetet garantimi i një shërbimi më cilësor dhe më transparent për konsumatorët.

Përballë zgjerimit të këtij tregu, ERE po punon për dixhitalizimin e shërbimeve.

Brenda vitit 2026 pritet të vihet në funksion një platformë online, ku qytetarët dhe bizneset do të mund të depozitojnë dhe ndjekin në kohë reale ankesat për shërbimet e energjisë elektrike.

Nisma synon të shkurtojë kohën e shqyrtimit dhe të rrisë transparencën mes operatorëve dhe konsumatorëve.

Sipas ERE-së, zhvillimi i vetëprodhimit nga fotovoltaikët do të shoqërohet edhe me forcimin e monitorimit të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, ndërsa investimet në energjinë e pastër konsiderohen një nga shtyllat kryesore të tranzicionit energjetik në vend.

/tvklan.al