Brenda kësaj jave vizitorët në bregdetin e Velipojës mund të pushojnë në plazhet e menaxhuara nga bashkia.

Autoritetet kanë miratuar edhe tarifat për stacionet në Velipojë dhe në Rrjoll.

Ndërkohë vijojnë përgatitjet edhe në hapësirat e tjera pa pagesë për qytetarët në këtë bregdet.

Po punohet për përmirësimin e kushteve dhe për pastërtinë

Në një kohë kur vijon puna për përmirësimin e shërbimit, Velipoja ka nisur të frekuentohet nga vizitorë të shumtë, fluksi i të cilëve pritet të shtohet në javët në vijim.

Klan News

/tvklan.al