Stina e verës ka shtuar fluksin e vizitorëve në Gjirokastër.

Përveçse mësojnë për historinë e qytetit të gurtë, ata tërhiqen edhe nga punimet artizanale.

Kur largohen nga vendi ynë vizitorët marrin me vete edhe një copëz historie nga Shqipëria.

Turistët shprehin interes për suveniret e realizuara me mjeshtëri nga artizanë të zonës.

Për të promovuar traditën në Gjirokastër zhvillohen panaire të shumta.

Një i tillë u zhvillua edhe këtë fundjavë në qytetin e gurtë.

Pjesë u bënë jo vetëm banorë të zonës por edhe artizanë nga treva të ndryshme shqiptare.

Gjatë këtij vit Gjirokastra ka regjistruar rreth 80 mijë vizitorë vendas dhe të huaj dhe sektori i turizmit është kthyer ndër më të rëndësishmit për zhvillimin e e ekonomisë lokale.

Klan News

/tvklan.al