Rreth 400 persona humbën jetën si pasojë e një cunami që goditi Indonezinë, i nxitur nga një termet i fuqishëm 7.5 i shkallës Rihter, me një thellësi prej 10 km. Pamjet amatore të shpërndara nga mediat lokale janë rrënqethëse. Njerëzi të tmerruar përpiqen t’i shpëtojnë dallgës që arriti deri në 3 metra lartësi.

Shumë prej viktimave u gjetën në breg të marrë nga rryma e cunamit. Autoritetet vendase njoftuan se për fat të keq bilanci i viktimave mund të rritet, pasi ka ende njerëz që rezultojnë të zhdukur. Më shumë se 540 të tjerë mbetën të lënduar, disa dhjetëra prej tyre në gjendje të rëndë.

Aktiviteti sizmik vijoji edhe më pas, duke më shumë rritur panikun te njerëzit. Dallga gjigante shkatërroi disa qindra ndërtesa. Operacionet e shpëtimit nuk kanë ndaluar që prej së shtunës, ndërsa vendi është zhytur në terr, pasi autoritetet vendosën të ndërpresin energjinë elektrike.

Bëhet fjalë për një nga ngjarjet më të rënda, që prej katastrofës së 2004-ës, kur një Cunami shkaktoi 226 mijë viktima në Oqeanin Indian, 120 mijë prej tyre në Indonezi.

Tv Klan