Qeveria ka miratuar rreth 400 zona prioritare në 52 bashki për Paketën e Maleve.
Të dhënat u bënë të ditura nga ministri i Brendshëm Ervin Demo në Gjinar të Elbasanit, i cili tha se nga kjo zonë numërohen 21 aplikantë.
Për ministrin Demo, mbështetja për njerëzit që duan të investojnë në vendlindje, lehtësimi i procedurave dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë prioriteti kryesor.
Ministri njoftoi se është krijuar një mekanizëm i posaçëm për trajtimin me përparësi të projekteve të paketës së maleve, ndërsa inkurajoi sipërmarrësit të aplikojnë në programin “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”.
Demo theksoi se institucionet do të vijojnë koordinimin mes tyre për ndjekjen e kërkesave të banorëve dhe lehtësimin e procedurave që pengojnë realizimin e investimeve.
/tvklan.al












Botërori 2026 