Një 43-vjeçare është ndaluar nga policia në Shkodër. Uniformat blu thonë se ajo ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrës.

Ka qenë 82-vjeçarja që ka kallëzuar rastin në polici. Ndërkohë mësohet se e moshuara po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi e ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia./tvklan.al