MSH: 2 nga viktima pa sëmundje të tjera

Koronavirusi ka shënuar një tjetër rekord sa i takon fataliteteve. 5 pacientë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen, 2 prej të cilëve në moshë të re dhe pa asnjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.

“Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin Covid 1 një 45-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 68-vjeçare nga Pogradeci. Një 45-vjeçare nga Kruja pa sëmundje të tjera dhe një 77-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid 2”.

Virusi vijon të përhapet në komunitet si pasojë e mosrespektimit të masave anticovid. Nga analizat e kryera në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 104 persona janë Covid pozitiv.

“60 raste në Tiranë, 9 në Fier, 8 në Krujë, 7 në Elbasan, nga 4 raste në Berat, Kukës, nga 2 raste në Korçë, Lezhë, Pogradec, Përmet, nga 1 rast në Shkodër, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos”.

Që prej fillimit të epidemisë, në vendin tonë janë infektuar 4 570 persona, prej të cilëve 1 834 janë ende aktivë dhe potencial për të shpërndarë virusin nëse nuk izolohen.

Tv Klan