52 kandidatë të regjistruar në Fakultetin Juridik për sistemin part-time do të dërgohen për ndjekje penale, pasi akuzohen për mashtrim. Ata kanë përfituar nga kuotat e part-timet duke paraqitur deklaratë të rreme se nuk janë të regjistruar apo kanë mbaruar asnjë universitet tjetër publik.

Dhori Kule:Kanë rezultuar 52 kandidat të shpallur fitues, statusi i të cilëve është jo i ligjshëm, pra ata janë ose student në fakultetet tona, ose kanë përfunduar studimet në degë të ndryshme. Të gjithë këta kandidatë që kanë bërë deklaratë të falsifikuar janë çregjistruar, deklaratat t’ia përcjellim organit të prokurorisë.”

Rastet e mashtrimit u zbuluan pas kontrollit të ushtruar nga Universiteti i Tiranës në listat e kandidatëve  fitues të sistemit part-time për këtë vit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami

Operator: Petrit Xhaferri