Ulet numri i të shtruarve në spitalet COVID

Pesë qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin duke e çuar në 1270 numrin e viktimave në vendin tonë prej nisjes së pandemisë. 2 qytetarë ishin nga Tirana, 1 nga Mirdita, 1 nga Korça, dhe një nga Shkodra, me I riu prej tyre ishte 54 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 581 persona të prekur me koronavirus, nga 3,029 testime të kryera. Numrin më të lartë të të infektuarve ditorë vazhdon ta mbajë kryeqyteti me 177 raste të reja, e ndjekur kështu nga Vlora me 37 raste, Elbasani me 28 të infektuar, dhe Durrësi e Fieri me 26 të prekur në ditë.

Për sa i përket personave që kërkojnë shërbim të specializuar në spitalet COVID, numri i tyre fatmirësisht është sërish i ulët. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht në 24 orët e fundit, janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan