11 nëntor 2026 – Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar përfundimisht ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri. Është marrë vendimi për 11 vite heqje lirie (me gjykim të shkurtuar 7 vite e 4 muaj), ndërsa ai është gjetur fajtor për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Bistri ishte dënuar në Shkallën e Parë me 2 vite burg, vetëm për akuzën e nxjerrjes së të dhënave sekrete. Ai u lirua në nëntor të vitit 2025.
Ndërkohë, në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, dënimet ndaj të pandehurve të tjerë janë lënë në fuqi, përkatësisht:
Edmond Preka – 10 vite burg, nga të cilat do të vuajë 7 vite
Astmer Bilali – 8 vite e 7 muaj burg, nga të cilat do të vuajë 5 vite e 8 muaj
Behar Brajoviq (Bajri) – 13 vite burg, nga të cilat do të vuajë 8 vite e 8 muaj
Xhevahir Lita – 5 vite burg, nga të cilat do të vuajë 3 vite e 4 muaj
Po me vendim të kësaj gjykate, Bistrit i janë konfiskuar 1 milion euro pasuri, tre apartamente dhe dy biznese.
Kujtojmë se Bistri u vu në pranga në korrik të vitit 2023, disa ditë pasi ishte shkarkuar nga detyra si drejtues i Operacionales. Në atë moment, ai mbante detyrën e specialistit në Drejtorinë e Krimeve në Volum, ndërsa më herët ka qenë drejtor policie në Durrës e Lezhë, por edhe shef i komisariatit nr.2 në Tiranë.
Arrestimi i tij, disa zyrtarëve policorë apo ish-prokurorit Lita erdhi pas zbërthimit të aplikacionit SKY.
Asokohe, autoritetet franceze në bashkëpunim me SPAK-un, kishin në dispozicion një sërë dokumentesh, provash dhe faktesh që i lidhin ata drejtpërsëdrejti me disa vepra të ndryshme penale.












Botërori 2026 