Pothuajse në të gjithë botën kufizimet për pandeminë e koronavirusit janë lehtësuar. Megjithatë mes komunitetit të mjekëve ekziston frika e rikthimit të një vale të dytë.

Mes njerëzve diskutohet për disa mite rreth Covid-19, të cilat qarkullojnë dhe ekspertët mendojnë se mund të jenë “karburanti” që do të nxisë një valë të dytë.

1.Vdekjet nga koronavirusi janë ulur, kështu që edhe rreziku është ulur

Për shembull në Britani numri i viktimave është ulur krahasuar me disa javë më parë. Megjithatë kjo nuk do të thotë se njerëzit janë më pak të rrezikuar që të infektohen.

2.Maskat nuk kryejnë punë

Është zbuluar prej kohësh që koronavirusi shpërndahet përmes spërklave kur një person i infektuar flet, merr frymë, kollitet apo tështin. Megjithatë maskat kanë një rol të rëndësishëm. Ato ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së virusit, sidomos kur të infektuarit nuk kanë simptoma.

3.Të rinjtë nuk e marrin koronavirusin

Kjo është tërësisht e gabuar. Ekspertët sqarojnë që të rinjtë janë një ndër fashat më pak të riskuara në krahasim me moshat e tjera më të vjetra, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të infektohen. Për shembull në Shqipëri, ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave pasi në Spitalin Infektiv janë shtruar edhe të rinj, disa prej të cilëve kanë pasur simptoma të rënda të sëmundjes.

4.Nuk kam simptoma kështu që nuk kam as Covid-19

Mund të mos keni shenjat tipike të koronavirusit, por kjo nuk do të thotë që nuk keni virusin. Një studim i fundit ka zbuluar se rreth 40% e njerëzve të infektuar janë asimptomatikë.

5.Koronavirusi nuk infekton shumë njerëz në verë

Studime të ndryshme shprehen se koronavirusi nuk infekton shumë njerëz në verë. Sidoqoftë OBSH-ka paralajmëruar se koronavirusi nuk ndalohet nga rrezet e diellit.

6.Të gjithë duhet të preken nga Covid-19 që njerëzit të bëhen imunë

Disa britanikë besojnë tek imuniteti i tufës, një taktikë që infekton 70%-90% e popullsisë që të mbrohen të painfektuarit. Megjithatë një studim i ri ka dyshuar në eficencën e kësaj strategjie.

7.Mund ta marrësh virusin vetëm nga persona të infektuar

Koronavirusi shpërndahet përmes spërklave, por nuk është e nevojshme që të qëndrosh pranë personit të infektuar që ta marrësh. Studimet kanë zbuluar se virusi në disa objekte të ndryshme mund të shkojë me ditë të tjera. Pra për shembull mund të prekësh një objekt të caktuar ku qëndron virusi dhe më pas  të kontaminohesh për shkak se prek hundën sytë ose gojën.

8.Ekonomia u hap kështu që kërcënimi i Covid-19 është i ulët

Më në fund shohim një normalitet të ekonomisë megjithatë nuk duhet harruar që rreziku është ende pranë nesh./tvklan.al