Në Korçë të moshuarve u dërgojnë ushqimet në shtëpi

Vendosja e Durrësit në shtetrrethim prej orës 6 të mëngjesit të kësaj të premteje i ka boshatisur rrugët.

Patrulla të shumta policie e ushtrie në segmentet kryesore, dytësore, si dhe në autostradën Durrës-Tiranë dhe Plepa-Kavajë, ndodhen në terren për të kontrolluar  automjetet e paautorizuara për të lëvizur. Ata pa autorizim janë penalizuar.

Disa qytetarë nuk i janë bindur thirrjes për të qëndruar në shtëpi, megjithëse të paktë në numër.

Në Elbasan furrat e bukës, farmacitë dhe njësitë tregtare janë të vetmet që vijojnë normalisht punën.

Në Korçë rrugët dhe sheshet e qytetit janë thuajse bosh, ndonëse qyteti nuk bën pjesë në listën e atyre ku lëvizja e makinave është e ndaluar. Vetëm disa qytetarë nuk e kanë ndryshuar ritualin.

Për të sëmurët dhe të moshuarit, që e kanë të pamundur të dalin, disa markete po ua çojnë produktet në shtëpi.

Lushnja, Fieri, Vlora, Shkodra e Lezha e kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve private. Forca të ushtrisë dhe policisë, që patrullojnë në numër të shtuar, janë përballur edhe me qytetarë që nuk i janë bindur urdhërit.

Tv Klan