309 të shtruar në spitale dhe 896 të prekur me Covid

Shqipëria ka shënuar këtë të premte 8 viktima dhe 896 të prekur nga Covid-19. Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lezha, të moshave 46-86 vjeç.  Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 1 358 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 761 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 896 qytetarë. Kryeqyteti mban sërish afro gjysmën e të prekurve me 306 rate e ndjekur më pas nga Durrësi me 55 raste, Elbasani 49, Fieri 47 raste dhe Lushnja 28 raste.

Rritje ka pësuar edhe numri i të shtruarve në spital. Aktualisht në 4 spitalet Covid po trajtohen 309 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit 514 qytetarë kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 46 420 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan