Lionel Messi vazhdon të lërë gjurmë në MLS.
Argjentinasi shënoi golin e tij të 19-të në kampionat këtë sezon, por Inter Miami nuk arriti të marrë fitoren ndaj Nashville, me ndeshjen që përfundoi 2-2.
Skuadra mike kaloi në avantazh që në minutën e katërt me Surridge, i cili me këtë gol e çoi në 14 numrin e realizimeve të tij këtë sezon.
Inter Miami reagoi në minutën e 19-të. Pas një goditjeje nga këndi, Reed Baker-Whiting devijoi topin në portën e tij, duke i dhënë Inter Miamit barazimin.
Në pjesën e dytë, vendasit përmbysën gjithçka: në minutën e 62-të, Messi mori topin nga Rodrigo De Paul dhe me të majtën goditi saktë për 2-1. Për argjentinasin, ky ishte goli i 928-të në karrierë.
Nashville nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë në minutën e parë të shtesës.
Surridge shënoi për herë të dytë në ndeshje dhe i dha skuadrës së tij një pikë.
Me këtë rezultat, Nashville vazhdon të jetë i pamposhtur ndaj Inter Miamit në të katërta përballjet e këtij sezoni.
Në renditjen e MLS, Nashville mbetet në vendin e parë me nëntë pikë më shumë se Inter Miami, që renditet i dyti.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
