Cristian Shpendi dërgon sinjale të forta për trajnerin Rolando Maran.

Sulmuesi shqiptar shënoi dopietë golash në barazimin 2-2 që Cesena regjistroi ndaj Cremonese, duke u ngjitur në kuotën e 5 golave në këtë sezon.

23-vjeçari shënoi në minutën e 22-të për të zhbllokuar sfidën. Ai shënoi një gol spektakolar, duke kaluar topin mbi portierin me një gjuajtje në kufijtë e zonës, por u desh të priste 3 minuta për ta festuar pasi fillimisht iu anulua për pozicion jashtë loje.

Në të dytën, Shpendi realizoi nga penalltia. Ekzekutim i saktë nga ana e shqiptarit për të kompletuar takimin me golin në ndeshjen e katërt radhazi.

Performanca e Shpendit u vlerësua me notën 7.5 duke qënë më i miri në radhët e Cesenës teksa ruan ecurinë pa humbje në 4 javët e para të Serie B.

Me këtë formë, sulmuesi pritet të jetë në listën e të grumbulluarve për katër ndeshje kualifikuese të Ligës së Kombeve me kombëtaren shqiptare, ndaj Bjellorusisë, San Marinos dhe Finlandës.

Klan News

/tvklan.al