Tremujori i parë i këtij viti ka nisur pozitivisht për turizmin kulturor, me 92.918 vizitorë në muzetë kombëtarë dhe parqet arkeologjike.
Në fakt, janë parqet arkeologjike dhe kalatë ato që kanë shënuar më shumë hyrje, me mbi 53 mijë vizitorë, ndërsa muzetë kanë regjistruar mbi 39.000 bileta të shitura.
Ndër pesë sitet më të vizituara, vendin e parë e mban Parku Arkeologjik i Shkodrës, me mbi 16 mijë vizitorë.
Në vendin e dytë, për tremujorin e parë të këtij viti, mbetet Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, me rreth 15 mijë vizitorë.
Kalaja e Gjirokastrës ka qenë një tjetër atraksion, që ka pritur 13 mijë vizitorë, ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit me 9.160 vizitorë.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” mbetet atraksioni kryesor i turistëve në kryeqytet, i cili renditet në vend të pestë sa i takon frekuentimit, me rreth 9 mijë vizitorë.
Tremujori i parë i vitit 2026 shënoi rritje me 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ku u regjistruan 83.478 vizita në sitet kulturore.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, thotë se shifrat kanë pësuar rritje me 81% më shumë në krahasim me vitin 2023.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 