194 pacientë të shtruar në spitale

4 paciente më Covid që po trajtoheshin në spitalin Covid 1 e kanë humbur këtë të mërkurë betejën me virusin pandemik duke u shndërruar në viktimat e tij të radhës. Pacientet që ndërruan jetë ishin të moshave nga 60 deri në 79 vjeç. Ata janë banorë të Lezhës, Vlorës, Beratit dhe Librazhdit.

Ndërkohë në dy spitalet Covid po marrin trajtim të specializuar mjekësor 194 pacientë nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar. Edhe këtë të mërkurë numri i të infektuarve të rinj ka qenë i lartë nga 5480 testime të kryera kane rezultuar pozitiv 992 qytetarë .

1 e 3 të infektuarve të rinj janë në Tirane, respektivisht  341 raste, për t’u pasuar nga  Shkodra me  96 raste, Durrësi me 77 raste, në Lushnja me 40 raste, Elbasani me 34 raste dhe Fieri me 33 raste. Më pak raste janë identifikuar në Malësinë e Madhe, Kamëz,  Lezhë apo Dibër.

Në të gjithë vendin numërohen  12,744 pacientë aktivë me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit 843 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 144 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan