Buka vazhdon të shitet në të gjithë vendin me 80 deri në 100 lekë kilogrami edhe pse gruri blihet nga tregtarët shqiptarë me një çmim dy herë më lirë se një vit më parë. Abuzimi nis nga importuesit dhe shtrihet deri tek prodhuesit e bukës,  por ata që në fund paguajnë faturën janë vetëm qytetarët.

Enkelejda Arapi: “Prodhuesit e bukës në qytetin e Durrësit vazhdojnë ta shesin bukën me 80 lekë për kilogramë. Aktualisht ky çmim nuk ka ndryshuar”.

“Po e ngritën çmimin, këto nuk ulin më çmim”.

“Po blejmë 80 lekë një bukë dhe ka vetëm 450 gram”.

“Jo, jo mirë e kemi biles ta ngrejë edhe i çikë”.

Daniela Zisi: “Edhe në qytetin e Korçës çmimi i bukës vazhdon të mbetet i pa ndryshuar. Buka masive me peshë 900 gram, vazhdon të shitet 80 lekë të reja”.

“Ka mbetur me të njëjtin çmim se duhan të fitojnë ata që e shesin”.

“Duhet të ulet edhe buka se dhe pensionistët nuk e marrin dot atë bukën”.

Anila Sefa: “Nga 13 furra të bukës që gjinden në qytetin e Lushnjës, një prej tyre prej 1 jave ka ulur çmimin e bukës nga 100 lekë në 80 lekë për kilogramë”.

“Meqenëse ka rënë mielli edhe ne ulëm çmimin e bukës”.

Gazetarja: Sa është çmimi i miellit?

“Tani mielli ka vajtë 500-490 më parë ka qenë 680, ka arritur dhe te 700 lekëshja”.

Ornela Hila: “Kjo është buka që sapo blemë dhe e paguam pikërisht 100 lekë. Tregtarët dhe furrat e bukës në Vlorë vijojnë ta shesin bukën me të njëjtin çmim”.

“S’ka kërkesë llogarie nga ana e qeverisë, prandaj bëjnë dhe ata.. përdorin tregun e zi”.

Nga ana e saj Shoqata e Prodhuesve të Bukës Ben përgjegjës për koston e lartë të prodhimit tregtarët e karburanteve.

Kajo Alkaj: “Ne nuk e kemi ndjere këtë ulje drastike që është bërë, as në uljen e dritave të bukës, as në uljen e karburantit, as për energjinë elektrike, as për suvecionimin e lëndës djegëse. Informalitetin në të gjithë.. jo vetëm në Fier po në të gjithë qytetet e Shqipërisë është i lartë, gjë që bën të mundur të rritet kostua e prodhimit të bukës”.

Mos ulja e çmimit të bukës edhe pas rënies së vlerës se miellit dhe drithërave në tregjet ndërkombëtare, tregon qartë se konkurrenca në tregun shqiptar ekziston vetëm kur ka rritje te çmimeve./tvklan.al