Ngërçi me pagat e magjistratëve ka sjellë bllokime të punës në disa gjykata mëngjesin e sotëm.

Punonjësit e administratës së Dhomës Civile dhe asaj Penale të Gjykatës së Tiranës kanë bojkotuar punën.

Bojkotit iu bashkuan më pas edhe punonjësit e Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm.

Ata pretendojnë se sa kohë konflikti mbi pagën nuk iu përket atyre, pasi lidhet vetëm me magjistratët, paga e tyre do të duhet të ishte e kaluar.

Sot pritet që një vendim për çështjen e pagave të marrin edhe gjyqtarët dhe prokurorët.

/tvklan.al