Në mbledhjen e sotme, më 11 dhjetor, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, prokurori Adnan Xholi u pyet për pikat e tij të forta dhe të dobëta në krahasim me kolegët e tjerë që po kandidojnë të marrin drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Gjatë fjalës së tij, Xholi theksoi se përparësia e tij qëndron te eksperienca mbi 28-vjeçare në drejtimin dhe menaxhimin e prokurorëve, si dhe në aktivitetin akademik dhe të mësimdhënies, që e konsideron si një element antistres.
“Pika ime e fortë ka të bëjë me kriteret që ky këshill ka përcaktuar për ngritjen në detyrë të prokurorëve, që thotë se për të pasur drejtësi drejtuese dhe menaxhuese, unë kam mbi 28 vite eksperiencë. Këtë e shikoj si avantazh. Pjesën akademike dhe të mësimdhënies e kam si antistres.”, tha Xholi.
Nga ana tjetër, ai pranoi se ka nevojë për përmirësim në fushën e hetimit të kriptovalutave, duke theksuar se është e pamundur të jetë ekspert në këtë fushë dhe se do të delegojë kompetencat përkatëse për të përballuar sfidat e reja.
“Kurse disavantazhi është që unë mësoj çdo ditë, nuk kam eksperiencën e duhur në hetimin e kriptovalutave. Por e kam të pamundur të jem ekspert i fushës së kriptovalutave dhe duhet të filloj të delegoj kompetencat. Kjo është pika ime e dobët, që do mundohem ta rikuperoj nëse marr pëlqimin tuaj”, tha Xholi.
/tvklan.al












Botërori 2026 