Oficerët policisë qëndruan 16 minuta në shtëpinë e ish-Kryeprokurorit
LAJM I PËRDITËSUAR | Ky është momenti kur Policia e Shtetit troket në portën e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Me urdhërarrestin në dorë, oficerët e Policisë i ranë ziles së shtëpisë që ndodhet në rrugën e Elbasanit, aty ku ndodheshin po ashtu gazetarë të shumtë, por edhe qytetarë.
16 minuta më pas, oficerët e policisë lanë shtëpinë e ish-Kryeprokurorit. Ata nuk pranuan të prononcoheshin për gazetarët. Ajo që është e qartë dhe që pritej, është se Llalla nuk ndodhej në banesë.
Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot lënien në fuqi të dënimit me 2 vjet heqje lirie për Llallën të dhënë më herët nga Shkalla e Parë. Pak orë pas dhënies së këtij vendimi, SPAK nxori urdhrin për ekzekutimin e tij nga Policia e Shtetit. Siç pritej vendi i parë që efektivët e policisë shkuan ishte pikërisht banesa e Llallës.
Ky i fundit dyshohet se ndodhet jashtë vendit, megjithatë autoritetet bënë verifikim në banesën e tij dhe morën në pyetje familjarët e tij për të mësuar vendndodhjen e Llallës.
/tvklan.al












Botërori 2026 
