Shkak dyshohet se u bë një parakalim i gabuar

Kjo është gjithçka ka mbetur nga njëra prej 2 makinave që u përfshi në aksidentin e rëndë mëngjesin e kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit ku humbën jetën 2 të rinj dhe u plagos 1 një tjetër.

Konkretisht si pasojë përplasjes së dy automjeteve mbetën të vdekur në vend  Marsel Tefa, 35 vjeç dhe Egila Celami 29-vjeçe, të cilët po udhëtonin nga Burreli në drejtim të Tiranës, ndërsa u plagos 40-vjeçari Klaudio Ruci që vinte nga Tirana.

Viktimat po lëviznin me automjetin e tyre kur janë përplasur kokë më kokë me makinën tip Volfsvagen Caddy të 40-vjeçarit.

Përplasja ka qenë tejet e fortë, dhe si pasojë automjeti tip Toyota ku udhëtonin çifti i të rinjve ka kapërcyer barrierat e rrugës dhe është përmbysur në kanalin anësor, ku humbën jetën.

Siç mund ta shihni makina e tyre është shkatërruar e gjitha si pasojë e përplasjes së fortë, sa ka vështirësuar dhe nxjerrjen e trupave të pajetë. Nga verifikimet e deritanishme ka dyshime se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar.

Më herët në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, një 54-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Tv Klan

/tvklan.al