Një 35-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot – Morinë pranë fshatit Ndërfushaz të Mirditës.

35-vjeçari me iniciale G.N. humbi kontrollin e makinës Volkswagen dhe për pasojë doli nga rruga. Për shkak të plagëve që kishte pësuar, për fat të keq 35-vjeçari nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al