Një 56-vjeçar ka humbur jetën në një aksident që ndodhi gjatë natës në aksin Thumanë-Laç.

Në aksident u përfshinë dy automjete dhe nga përplasja e tyre ka humbur jetën shtetasi me iniciale N.Gj, i cili drejtonte njërën prej makinave.

Gjithashtu 3 persona të tjerë që udhëtonin me të njëjtën makinë mbetën të plagosur.

Për ngjarjen policia e Lezhës arrestoi shtetasin O.P që drejtonte mjetin tjetër.

20-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Tv Klan

/tvklan.al