Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel, 3 maj, në zonën e Kënetës, në Durrës. Si pasojë dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, prej përplasjes së fortë nga një makinë.
“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa është arrestuar drejtuesi i automjetit.
Kronikë e paralajmëruar, shoferi që aksidentoi për vdekje fëmijët në Durrës ishte kthyer në makth për banorët
Gazetarja e Tv Klan Enkeleda Arapi raporton se tre fëmijët e aksidentuar kishin qenë duke luajtur me top në rrugë, ndërkohë që banorët kanë treguar se për drejtuesin e automjetit (gjithashtu banor i lagjes), nuk ishte hera e parë që lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, pavarësisht se zona ishte tejet e populluar.
Siç shihet edhe në pamjet e sigurisë të siguruara nga gazetarja e TV Klan, shoferi nuk përdor frena fare por i merr fëmijët përpara, ndërsa më pas përplaset me një tjetër automjet të parkuar në trotuar, përballë një lokali.
“Të paktën sipas banorëve të kësaj zone, automjeti i cili ka përplasur të tre të miturit po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Një person që sipas tyre edhe herë të tjera ka qenë problematik në zonë pasi vazhdimisht në këtë rrugë e cila është po aq e populluar nga këmbësorët dhe fëmijët, ai qarkullonte me shpejtësi, dhe sipas tyre vazhdimisht i kanë kërkuar edhe ndihmë policisë së Durrësit për të marrë masa sa i takon qarkullimit të automjeteve në zonë.”, raporton gazetarja Enkeleda Arapi.
Gjithashtu, lidhur me drejtuesin e automjetit, të identifikuar me inicialet N.R, 57-vjeç, gazetarja Arapi shtoi se sipas banorëve, ai “herë pas here e drejtonte automjetin në gjendje të dehur, çka shkaktonte momente paniku” tek ata… (Lexo këtu)












Botërori 2026 
