Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur në Itali. Sipas mediave italiane dy viktimat dhe i plagosuri janë më origjinë kosovare.

Të rinjtë nga Kosova ishin të gjithë në të njëjtën makinë e cila mësohet se ka dalë nga rruga dhe u përmbys.  

Dy viktimat janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, shokë të ngushtë, ndërsa i plagosuri, një 18 vjeçar është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afër komunës Castelnuovo Berardenga.

Policia po heton për të zbuluar shkaqet që çuan makinën të dilte nga rruga.

/tvklan.al