Betis Sevilla fitoi 1-0 në fushën e Girona. Trepikëshi bëhet edhe më i rëndësishëm kur vjen ndoshta pas aksionit më të bukur deri tani në La Liga. Ishte gjithçka thuajse individuale.

Mesfushori 36-vjeçar i Betis, Joaquín Sánchez Rodríguez, rikuperoi një largim topi nga zona në gjysmëfushën e tij, shmangu një kundërshtar me finte ndërsa një tjetër e la pas në sprintin drejt portës. Pasi pa pozicionimin e shokëve të skuadrës, pasoi për Loren Moron i cili finalizoi më së miri.

Real Betis shënoi kështu fitoren e 5 radhazi. Aktualisht gjendet në vendin e 5 të La Liga me 52 pikë, 12 më pak se Real Madrid që okupon vendin e katërt që i siguron pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tv Klan