Edhe pse e burgosur Narges Mohammadi u vlerësua për punën që ka bërë kundër shtypjes së të drejtave të grave
Çmimi Nobel për Paqen e ka fituar aktivistja iraniane për të drejtat e grave, Narges Mohammadi.
Sipas Komitetit, Mohammadit, e cila ndodhet në burg, vlerësohet për punën që ka bërë në kuadër të luftës kundër shtypjes së grave në Iran dhe për përpjekjet që ka bërë për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë.
Ajo zhvilloi shumë protesta nën moton “Gruaja – Jeta – Liri” duke sfiuduar regjimin totalitar të Iranit. Ajo është arrestuar 13 herë dhe në përfundim u dënua me 31 vite burg.
Në vitet 1990, si studente e re e fizikës, Narges Mohammadi dallohej si avokate për barazinë dhe të drejtat e grave. Në vitin 2003 ajo u bë pjesë e Qendrës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Teheran, një organizatë e themeluar nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi.
Në vitin 2011, Mohammadi u arrestua për herë të parë dhe u dënua me shumë vite burgim për përpjekjet e saj për të ndihmuar aktivistët e burgosur dhe familjet e tyre.
Ajo organizoi nga burgu protestat gjatë vitit të kaluar duke shprehu mbështetjen për demonstruesit.
Autoritetet e sigurisë reaguan duke vendosur kushte edhe më të rrepta sigurie në burg. Megjithatë ajo arriti të nxjerrë fshehtazi një artikull të cilin Neë York Times e botoi në një vjetorin e vrasjes së Mahsa Jina Amini.
Mesazhi ishte: “Sa më shumë prej nesh të burgosen, aq më të fortë bëhemi.” Nga robëria, unë, Mohammadi, kam ndihmuar që protestat të mos kenë përfunduar.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 