Leqaa Kordia, një grua 33-vjeçare nga Bregu Perëndimor, e cila ka jetuar në New Jersey që nga viti 2016, u lirua të hënën me një garanci prej 100 mijë dollarësh, pas një viti të kaluar në një qendër imigracioni në Teksas. Kordia ishte personi i fundit që qëndronte ende në paraburgim pas goditjes së administratës Trump në 2025 ndaj aktivistëve pro-palestinezë.

Kordia ishte arrestuar në mars 2024 gjatë protestave jashtë Universitetit Columbia, ku u ndaluan rreth 100 persona që morën pjesë në demonstrata kundër sulmeve ushtarake izraelite në Gaza.

Gjykata e emigracionit kishte urdhëruar lirimin e saj me garanci tre herë, por qeveria sfidoi dy vendimet e para. Lirimi i saj u bë i mundur të hënën, pasi nuk u bë apel ndaj vendimit të tretë.

Gjatë kohës në paraburgim, Kordia u hospitalizua për tre ditë pas një krize që kishte shkaktuar një humbje të ndjenjave dhe goditje në kokë në qendrën private të paraburgimit.

Leqaa Kordia tha se mezi po pret të kthehet në shtëpi dhe të përqafojë nënën e saj “shumë fort”. Megjithatë, ajo theksoi se do të vazhdojë të luftojë për të drejtën e personave që ende ndodhen në qendër paraburgimi.

/tvklan.al