Gruaja që akuzoi Jeffrey Epstein dhe princin Andrew për abuzim seksual ka bërë vetëvrasje. Lajmin tragjik e dha vetë familja e 41-vjeçares Virginia Giuffre.Në njoftimin e familjes thuhet se Virginia Giuffre i dha fund jetës për shkak se ishte një viktimë e përjetshme e abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

“Giufrre humbi jetën për shkak të vetëvrasjes pasi ishte viktimë e përjetshme e abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Virgina ishte një luftëtare e fortë në betejën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Pavarësisht gjithë vështirësive që përjetoi gjatë jetës, ajo shkëlqeu fort. Do të na mungojë pa masë. Drita e jetës së saj ishin fëmijët Christian, Noah dhe Emily”, shkruhet në njoftimin e familjes së 41-vjeçares.

Për lajmin e hidhur të vdekjes së Virginia-s disa fjalë të ndjera ndau dhye avokatja e saj, e cila kishte ndjekur çështjen e ngritur ndaj Jeffrey Epstein dhe princit Andrew.

“Virgina ishte shumë më tepër se sa një klientë për mua. Ajo ishte një mike e dashur dh një kampione e jashtëzakonshme për viktimat e tjera të këtyre rasteve abuzive.  Guximi i saj më shtyu të luftoja edhe më fort, dhe forca e saj ishte frymëzuese. Bota ka humbur një njeri të mrekullueshëm sot. Pusho në paqe, engjëlli im i ëmbël”, tha avokatja Sigrid McCawley.

Kujtojmë se në vitin 2021, Virginia Giuffre paditi princin Adrew për abuzim seksual duke pretenduar se ai e kishte përdhunuar atë kur ishte adoleshente si pjesë e rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore të Jeffrey Epstein.

Më vonë në vitin 2022, ajo dhe princi Adreës arritën një marrëveshje jashtë dyerve të gjykatës për një shumë parash rreth 12 milionë dollarë. Në atë kohë Andreë qëndroi këmbëngulës duke mohuar çdo akuzë./tvklan.al