Armando Broja mund të largohet nga Burnley gjatë kësaj periudhe transferimesh, pasi për sulmuesin shqiptar ka interes nga Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas Sky Sports News, PAOK-u synonte ta merrte 25-vjeçarin në huazim, por Burnley preferon një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerjeje.
Afati i merkatos në Greqi mbyllet sonte në orën 22:00 me kohën e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërkohë, edhe Al Jazira, kryesuese e kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, e ka Brojën në listën e sulmuesve të dëshiruar.
Nëse klubi vendos të bëjë një ofertë zyrtare, ka kohë deri më 28 shtator për të arritur marrëveshje me Burnley. Në këtë skuadër luan edhe lojtari tjetër i Kombëtares Kristjan Asllani.
Më herët, para mbylljes së merkatos në Gjermani, edhe Schalke shfaqi interes për ta huazuar Brojën dhe për t’i mbuluar pagën, por oferta u refuzua nga Burnley.
Sezoni i ri nuk ka nisur mirë për sulmuesin i cili ka luajtur shumë pak në javët e para, ndërsa ekipi i tij nuk ka arritur të marrë ende fitoren e parë pas 7 javësh dhe renditet në vendin e fundit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
