Armando Broja mund të largohet nga Burnley gjatë kësaj periudhe transferimesh, pasi për sulmuesin shqiptar ka interes nga Greqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas Sky Sports News, PAOK-u synonte ta merrte 25-vjeçarin në huazim, por Burnley preferon një transferim të përhershëm ose një huazim me detyrim blerjeje. Afati i merkatos në Greqi mbyllet sonte...