Granit Xhaka do të duhet të presë vitin 2027 për t’u rikthyer në fushë me fanellën e Zvicrës dhe shiritin e kapitenit në krah.
Mesfushori me origjine shqiptare do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, ndaj Sllovenisë dhe Skocisë, për shkak të një dëmtimi në pulpë.
Problemi fizik u shfaq gjatë nxejes para ndeshjes Sunderland-Chelsea, duke e detyruar futbollistin të lërë jashtë planeve të tij përfaqësuesen zvicerane.
Kështu, trajneri Murat Yakin humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës pikërisht në prag të dy sfidave vendimtare.
Kjo është mungesa e dytë radhazi për 34 vjecarin, pas asaj të muajit shtator, kur ai u la jashtë grumbullimit për shkak të hetimeve lidhur me një certifikatë të falsifikuar të COVID-19.
Ndërkohë, Zvicra vjen në këto dy përballje në një pozicion mjaft të favorshëm.
Me katër fitore në po aq ndeshje dhe 12 pikë të grumbulluara, skuadra e Yakin kryeson grupin dhe synon të sigurojë rikthimin në elitën e Ligës së Kombeve.
Sfida e parë do të luhet më 13 nëntor në transfertë ndaj Sllovenisë, ndërsa më 16 nëntor zviceranët do të presin Skocinë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
