#AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan.

Vajza e gënjen të dashurin se është në punë, del në klubet e natës me djalin e pronarit të hotelit

Në një lidhje direkte me emisionin Aldo Morning Shoë në Tv Klan, ka qenë gazetari nga Vlora, Albi i cili ndau me publikun një ngjarje që ka ndodhur së fundmi në Vlorë. Bëhet fjalë për një tradhti, ku një vajzë gënjente të dashurin e saj se do punonte turnin e tretë, ndërkohë që dilte me djalin e pronarit të hotelit ku punonte nëpër klube nate.

AlbiNjë vajzë e cila punonte si ndihmës kuzhiniere në një restorant, hotel që ishte 24 orë i hapur, kishte vendosur të punonte gjithmonë turni i dytë sepse ashtu i interesonte asaj dhe pas pune shkonte e merrte i dashuri. Por ajo e kishte si zakon kohët e fundit një herë në 3-4 ditë i thoshte të dashurit, shiko se unë do punoj me dy turne, i dyti dhe i treti. Ajo punonte vetëm i dyti dhe pjesën tjetër të kohës e kalonte me djalin e pronarit nëpër kulbe nate. E kishte atë, donte që një herë në 3-4 ditë të argëtohej mo Aldo.

Aldo: Lodhej shumë ndoshta.

Albi: Po gjithë ajo punë, donte dhe ajo e shkreta të argëtohej.

Aldo: Mori vesh gjë ky?

Albi: Po ai i kishte kapur vetë një moment kur po zbriste nga makina e djalit të pronarit. I kishte bërë foto dhe i kishte thënë mos mu lodh shumë dhe normal që ishin ndarë.

Aldo: Pa sherre të mëdha?

Albi: Po, po pa sherre.

E fejuara kap 28-vjeçarin duke e tradhtuar me tre vajza njëkohësisht tek shtëpia e tij

Gazetarja nga Durrësi Dhurata në emisionin “Aldo Morning Show”, ka treguar ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur. Ajo ka treguar një rast kur një vajzë ka kapur të fejuarin e saj me tre vajza në një hyrje që kishin, dhe ai u justifikua se vajzat kërkojnë ta marrin shtëpinë me qira.

Dhurata: Një djalë i moshës 28 vjeç duke qenë se ishte fejuar kohët e fundit, pra kishin 4 muaj që ishte fejuar me një vajzë, shoqe prej kohësh me këtë vajzën. Ndërkohë e shkreta nuk kishte kuptuar gjë, djalë i mirë, po e marr, po fejohem me të. E ka kapur me tre vajza njëherësh këtë gjë.

Aldo: Treshe, ëeëeëe!

Dhurata: I kishte vënë GPS në makinë sepse e kishte kuptuar këtë gjë  dhe i ka kapur të tre-ja vajzat me djalin. I ka shkuar në një hyrje që djali ka pasur. Djali e justifikon faktin që vajzat duan ta marrin me qira hyrjen tonë. Por duke qenë se vajza e kishte ndjekur më përpara, e kishte pikasur tamam situatën e tyre , aty vendosi që të ndërpresim marrëdhënien tonë dhe ju bëni çfarë të doni.

Aldo: Dhe me tre ëë!

Dhurata: Me tre, tre jo një. Këto të tre-ja ishin të fundit se ai me kë nuk dilte, kishte shumë vajza.

Po vuan për vajzën nga Lezha, Erlindi: Kemi kryer marrëdhënie, postoj video duke qarë për të…

Në emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan, ka telefonuar një i ri nga Durrësi, i cili nuk dëshironte të fliste për temën, por për të bërë një deklaratë dashurie për vajzën që i ka rrëmbyer zemrë. Ai është tepër i mërzitur sepse, vajza që ai pëlqen dhe do nuk po i kushton më rëndësi dhe nuk i flet më në rrjetet sociale.

Erlindi: Mora për t’i bërë thirrje njerëz që e dua me gjithë zemër.

Aldo: I ke rënë gabim vëlla, nuk është ky emisioni i duhur.

Erlindi: E di.

AldoPo kur e di pse shkel rregullat?

Erlindi: E kam dashur me gjithë zemër dhe nëse me dëgjon nga televizori.

Aldo: Një minutë, ti çfarë moshe ke.

Erlindi: 25.

Aldo: Dhe dashuron një vajzë?

Erlindi: Po.

Aldo: Ajo e di, apo s’di gjë fare.

Erlindi: Po e di.

Aldo: Po ti ku e ke njohur këtë?

Erlindi: Në Tik Tok, në rrjetet sociale.

Aldo: Dashuri e vërtetë! Shqiptare apo e huaj?

Erlindi: Shqiptare, ri në Lezhë ajo.

Aldo: Ti e do këtë?

Erlindi: Po e dua me gjithë zemër.

Aldo: Pse e do me gjithë zemër, çfarë ka ajo të veçantë?

Erlindi: Jam fiksuar pas asaj. Është e bukur.

Albana: E ke takuar ndonjëherë apo po ke folur vetëm në telefon?

Erlindi: E kam takuar në Lezhë. 

Aldo: Çfarë keni vendosur me njëri-tjetrin?

Erlindi: Kemi bërë marrëdhënie.

Aldo: Ka mbaruar punë ajo dhe ka ikur, apo jo?

Erlindi: Po.

Aldo: Të ka lënë ty?

Erlindi: Po.

Aldo: Më raftë pika!

Erlindi: Kur futem unë tek live im, ajo futet tek live-t e të tjerëve. Bëj thirrje nëse më dëgjon, e ka emrin Alda, Esmeralda.

Aldo: Kjo Esmeralda, çfarë intelekti ka?

Erlindi: Unë them që ajo më do me zemër.

Aldo: Çfarë ka bërë ajo për ty?

Erlindi: Kemi folur.

Aldo: Ku e ke kuptuar që të do?

Erlindi: Më do, më çdo video, më çon zemra. Nuk e di se çfarë i ka ndodhur, nuk di gjë.

Aldo: Ah moj Esmeralda çfarë na bëre moj dreq! Po çfarë do bësh nëse ajo zhduket befas?

Erlidni: Kam hedhur video në Tik Tok duke qarë.

Aldo: Është video jote?

Erlindi: Unë që ka hedhur për atë. E dua me zemër, jam fiksuar pas asaj.

Aldo: Kjo është vajza e parë që njeh ti?

ErlindiKam njohur vajza të tjera por ato kërkonin Lekë, kjo më do me zemër. Kam ndërmend në fund të Janarit të bëj tatuazh fytyrën e saj.

Aldo: Dëgjo, po do mbahesh si burrat s’ke çfarë bën tani. /tvklan.al