Sela dhe Kasami, sot dolën para qytetarëve për të folur për një temë shumë më serioze dhe të ndjeshme…. Rastin “Monstra”.

Ai sot është njeriu që ka harruam, po e citoj: Njerëz të pafajshëm rrin në burg për “Monstron”. E vërteta për “Monstrën” ishte po ai që thoshte që është e tmerrshme. Ishte po ai i cili kishte me dhjetëra dhe qindra-mijëra përgjime dhe bindte njerëzit që ka fakte që ka fakte që njerëz të pafajshëm janë në burg”.

Sela vendimin e gjykatës e quajti skandaloz, e edhe një herë e përsëriti kërkesën që ishte edhe pjesë e ofertës politike në zgjedhjet e fundit, gjykatës dhe prokuror evropian dhe rigjykim për të gjitha rastet e montuara. E interpelanca e paralajmëruar nga opozita për Ministrin brendshëm, është dorëzuar.

“Ne kemi përgatit interpelancë për Ministrin e punëve të brendshme. Ju siç e dini me rregullore, për ngritjen e mosbesimit të qeverisë, duhet 20 deputet. Ne nuk i kemi, por siç e tha edhe Ziadini, ndoshta nuk e kapet, nëse në parlament ngritët iniciativë për mosbesim, ne do ta përkrahim, nëse nuk ngritet ne do ta iniciojmë dhe do të kërkojmë mbështetje prej të gjithë deputeteve”.

Të dy partitë e përkrahin protestën e të premtes, e cila do të organizohet nga familjarët e të dënuarve në rastin “Liqeni i Smillkovës”.

Klan Macedonia