Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pak ditë përpara se sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi të mbledh në selinë rozë tryezën e koalicionit për integrim, aleatët shpalosin kushtet e tyre.

Gaqo Apostoli: “Tryezë e tillë dmth. nuk përjashtohet nga një analizë fillestare e punës së koalicionit për integrim, i cili ka mjaft firo gjatë kësaj kohe, dmth. një koalicion që u krijua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kishte objektivat e tij kryesorë të afërt, po dhe të largët, por ndërkohë kemi mjaft si të thuash deficenca në qeverisjen e këtij koalicioni për arsye të mosaktivizimit të të gjitha aktiviteteve që kanë partitë politike, sepse nuk kanë funksionuar tavolinat”.

E ndërkaq kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Xhuveli shprehet:

Lefter Xhuveli: “Ne kërkojmë që Partia Socialiste për hapat që ndërmerr të konsultohet me ne dhe në rast se ne biem dakord me njëri-tjetrin atëherë kemi për të mbajtur një qëndrim të përbashkët, por të mos ndodh më siç ndodhi ta zëmë me komisionin bipartizan, të ashtuquajtur,  i cili u konceptua dhe mesa duket kërkohet të implementohet jashtë mirëkuptimit dhe jashtë marrëveshjes me partitë e koalicionit”./tvklan.al

Gazetare: Danjela Kostandini