29 shtator 2026- Ambasada Amerikane në Tiranë ka konfirmuar zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt.

Me një shënim në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar pamje nga momenti i ngritjes së flamurit amerikan në rezidencën zyrtare.

“Një kapitull i ri fillon në Shqipëri! Roja e Sigurisë së Marinës ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare, ndërsa Ambasadori Wendt merr detyrën e tij.

Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për të dy kombet tona”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Wendt u konfirmua zyrtarisht në këtë detyrë më 8 gusht, pasi Senati Amerikan miratoi emërimin e tij. Pas konfirmimit nga Senati, emërimi u formalizua përfundimisht me nënshkrimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

/tvklan.al