Takimi trepalësh mes Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin ishte historik në simbolikë por i kufizuar në rezultate konkrete.
Sipas një analize të Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, takime të tilla mes fuqive rivale kanë vlerë për komunikimin e drejtpërdrejtë por nuk mjaftojnë për të zgjidhur konfliktet dhe rivalitetet strategjike.
Ndërsa Reuters vëren se samiti ekspozoi kufijtë e diplomacisë personale të Trump i cili kërkon të imponojë marrëveshje përmes kontakteve të drejtpërdrejta me krerët e shteteve.
Tre presidentët ranë dakord për një deklaratë simbolike mbi rreziqet bërthamore por nuk njoftuan negociata konkrete për çarmatimin, Ukrainën, Iranin apo Tajvanin.
Ndërkohë, sipas institutit gjerman MERICS përfituesi më i madh diplomatik ishte Xi Jinping.
Presidenti kinez arriti të menaxhojë dy liderët, duke i dhënë Putinit mundësinë të rikthehet në skenën ndërkombëtare pa e lidhur Kinën me një marrëveshje të detyrueshme për Ukrainën apo reduktimin e arsenalit bërthamor.
Putini fitoi dukshmëri dhe legjitimitet politik, ndërsa Trump mori skenën dhe ceremoninë, por jo rezultatet që mund të shënonin një kthesë në politikën globale.
Sa u takon krahasimeve dhe frikës që ishte ngjallur përpara samitit, Shenzhen ishte më shumë një demonstrim force sesa një Jaltë e re.
/tvklan.al












Botërori 2026 