Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kur ministri Rama qëlloi mbi gazetarin Ilir Babaramo, ndoshta ai vetë nuk e mendonte se ky veprim do ta largonte pas tre ditësh, nga detyra. Skandali i ndodhur në një festë të Partisë Socialiste, ku i zoti i shtëpisë i turret mysafirit përfshiu të gjithë vëmendjen e opinionit publik.

Sikur më parë gazetarët, intelektualët, të rinjtë, qytetarët, kërkuan pa mëdyshje shkarkimin e ministrit, i cili përdhos rendin në mënyrë që të garantojë atë. Lëvizja Mjaft dhe shoqatat e medias, organizuan një protestë dy ditore në derë të Ministrisë së Rendit. Pas saj, kryeministri Nano u detyrua të shkarkojë Ramën, duke ndjekur moton, “në emër të popullit je i pushuar nga puna”.

Ministri i shkarkuar rrëmbeu pas incidentit të rëndë kasetat e kamerave të sigurisë të Pub Rozafa Kala dhe në mënyrë cinike mohoi aktin e kryer. Ndërsa gazetari u tentua të ndalohej nga policia pas një aksidenti të pa qenë me makinë. Gjithë ky presion mbi njerëzit e medias, gjeti qytetarinë e kryeqytetit ndaj sot Rama nuk është më ministër.

Tashmë ky largim i tij nga kabineti ka kosto të lartë politike. Por në Tiranë qytetarët janë ndjerë më të lirë. /tvklan.al

Gazetar – Enkel Demi