Carlo Ancelotti ka publikuar listën e Brazilit për dy ndeshjet e ardhshme miqësore, ndaj Australisë dhe Indisë, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri për Seleçaon.

Në listën prej 26 futbollistësh spikasin tetë debutues, një tregues i qartë se trajneri italian po kërkon të ndryshojë fytyrën e skuadrës dhe t’u japë më shumë hapësirë talenteve të rinj.

Në grup rikthehen gjithashtu Estevao, Andrey Santos dhe Joao Pedro, ndërsa 16 futbollistë që ishin pjesë e skuadrës në Botërorin e kaluar janë lënë jashtë.

Ndryshimet prekin edhe lojtarët me më shumë përvojë. Danilo, Casemiro, Fabinho, Alex Sandro, Alisson dhe Ederson nuk janë më pjesë e planeve të kombëtares, ndërsa Neymar mbetet gjithashtu jashtë këtij projekti.

Eliminimi në Botërorin e kaluar ka përshpejtuar procesin e rindërtimit.

Brazili u eliminua në fazën e 1/8-tës nga Norvegjia, me Erling Haaland autor të dy golave.

Një rezultat zhgënjyes për një kombëtare që konsiderohej mes pretendenteve për titullin.

Tashmë, Federata Braziliane e Futbollit i ka besuar Ancelottit detyrën për të ndërtuar një skuadër të re.

Objektivi është krijimi i bazës së ekipit për katër vitet e ardhshme dhe, mbi të gjitha, për Kupën e Botës 2030.

Seleçao do ta nisë këtë fazë të re me miqësoren ndaj Australisë, e programuar për 25 shtator, përpara përballjes me Indinë.

Një test i parë për Brazilin e Ancelottit dhe për një brez që synon të jetë protagonist në vitet e ardhshme.

Klan News

/tvklan.al