Carlo Ancelotti përveç prestigjit të Brazilit si përfaqësuese ka edhe një arsye të fortë për të qenë pjesë e projektit të Federatës Braziliane të Futbollit për tu rikthyer kampion bote.

10 milionë euro në vit është paga e tij dhe është më e larta mes atyre që drejtojnë në Botërorin 2026 sipas faqes Finance Football.

Julian Nagelsmann i Gjermanisë paguhet 7 milionë euro me synimin për të fituar trofeun.

Mauricio Pochettino përfiton 6 milionë për çdo vit të kontratës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Thomas Tuchel 200 mijë euro më pak tek Anglia.

Ky klasifikim vijon me Roberto Martinez e Portugalisë e Fabio Cannavaro i Uzbekistanit që marrin nga 4 milionë euro në vit. Lionel Scaloni kampion në fuqi me Argjentinën është i 14 në këtë listë me pagën 2 milionë e 300 mijë euro.

Trajneri i cili paguhet më pak në këtë Botëror është ai i Kepit të Gjelbër. Pedro Leitao Brito përfiton rreth 100 mijë euro në vit, 100 herë më pak se Carlo Ancelotti.

/tvklan.al