Holandë-Japoni, pjesa e dytë
Mbyllet sfida.
Akordohen 6 minuta shtesë!
89’- GOOOOOOL JAPONIA 2-2! Shtanget Holanda, 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt. Kamada shënon me kokë, pas një goditje këndi.
80’- Aksion shumë i mirë për Japoninë. Verbruggen pret me vështirësi një gjuajtje të Sugawara.
72’- Suzuki mban në lojë Japoninë. Portieri bën një pritje të shkëlqyer ndaj Gakpo.
64’- GOOOOOL HOLANDA 2-1! Nuk kanë fund emocionet në pjesën e dytë. Summerville rikthen avantazhin e Holandës, me një gol shumë të bukur me të majtën.
57’- GOOOOOL JAPONIA 1-1! Zgjat pak festa e holandezëve. Nakamura lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone dhe barazon shifrat.
51’- GOOOOOOL HOLANDA 1-0! Zhbllokohet më në fund sfida. Van Dijk shfrytëzon shtatlartësinë dhe me kokë shënon golin e parë, i ndihmuar edhe nga shtylla.
45′- Starton pjesa e dytë.





Holandë-Japoni, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
Akordohen 3 minuta shtesë.
44’- Ueda gjuan fort, por topi prek rrjetën e jashtme.
43’- Iluzione goli te Japonia. Nagamura kontrollon bukur topin në zonë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por shkon ngjitur me shtyllën.
36’- Krosim i Reijnders në zonë, Gakpo nuk përfiton nga një top i mbetur në zonë. Tentativa shkon mbi portë.
33’- Suzuki ndal sërish Holandën. Malen provon me kokë, por portieri është pozicional dhe ndal topin pa shumë vështirësi.
28’- Tentativë për tu harruar nga Ito. Gjuajtja e mbrojtësit të Japonisë shkon mbi traun e portës.
19’- Malen hyn në zonë dhe tenton të driblojë disa lojtarë, por ndalet në momentin e fundit. Mundësi e mirë, por e pashfrytëzuar nga Holanda.
14’- Japonia shfaqet më kërkuese në këto minuta. Mungojnë tentativat drejt portës, por aziatikët mbeten afër zonës së Holandës.

6’- Nakamura luan bukur në të majtë dhe fiton faull. Te Holanda i shpëtojnë ndëshkimit.
3’- Rasti i parë i rrezikshëm i takon Holandës. Malen lëviz bukur dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por Suzuki me një pritje spektakolare e dërgon topin në këndore.

0′- Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE

Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Summerville, Malen.
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe, Doan, Sano, Kamada, Nakamura, Kubo, Maeda, Ueda.
Katër gola, por Holandë-Japoni nuk prodhon fitues













Botërori 2026 