Carlo Ancelotti mori pjesë për herë të parë në Karnavalet e famshme në Brazil.

Trajneri italian, i cili duket se është integruar plotësisht në realitetin brazilian, u prit me entuziazëm mes muzikës, ngjyrave dhe atmosferës elektrizuese të karnavaleve.

Gjatë festës ishte i pranishëm edhe këngëtari i njohur Leo Santana, i cili nga skena iu drejtua trajnerit me një kërkesë që ndezi turmën, duke i kërkuar ta thërriste në Botëror yllin e skuadrës, Neymar.

Tekniku italian buzëqeshi dhe e falënderoi për këshillën. Momenti u bë viral në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht në gjithë botën.

Mes sambës dhe futbollit, aventura braziliane e Ancelottit, e cila filloi në maj të vitit 2025, tashmë ka hyrë në një fazë të re, me pritshmëri të mëdha nga tifozët e Seleçaos.

Klan News

/tvklan.al